Futboll

Video / Dhunë e shfrenuar në Spanjë, prindërit përleshen në fushë

Duhej të ishte një ditë e shënjuar nga sportiviteti por vetëm kështu që nuk rezultoi. Në një ndeshje të fëmijëve ndodhi e papritura. Përplasje, sherr me grushte e shkelmime në fushë dhe jashtë saj mes prindërve të Alaro e Collerense, dy skuadrat e fëmijëve rivale në fushë. Realisht ky nuk është episodi i parë i turpshëm në futboll, por në Spanjë, në këtë rast, ka shpërthyer ferri, për më tepër me pushtimin e fushës dhe përleshjet që ndodhën përpara syve të dhjetra fëmijëve, duke shkaktuar disa të lënduar. Për rrjedhojë ndeshja u pezullua.

Në të vërtetë, sipas raportimeve, mësohet se përleshja ka startuar në fushë mes futbollistëve të rinj të të dy skuadrave Alaro dhe Collerense, por më pas ka vijuar në fushë dhe jashtë saj mes prindërve madhorë. Njëri prej të pranishmëve në atë kompleks stërvitor ka filmuar të gjithë përleshjen dhe lehtësisht konstatohet protagonizmi mes baballarëve që zihen me grushe te shkema duke injoruar tërësisht ulërimat e fermave dhe fëmijëve të frikësuar. Ngjarja është regjistruar në Majorca, ishull i Spanjës, gjatë ndeshjes së ekipeve të moshave 12 dhe 13 vjeç. Raportohet se disa persona janë shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë.

 

Më shumë nga Futboll