RUSI 2018

Video: Diego Costa parashikoi penalltinë e gabuar, por Hierro e injoroi

E bukura e grumbullimit me kombëtaren është se shpesh luan me shokët e klubit. Ka mirëkuptim, njohje reciproke dhe njohuri për të cilësitë dhe defektet të secilit. Dhe, nga ajo që ka bërë të ditur “Marca”, Diego Costa ka provuar t’i shfrytëzojë të gjitha këto në momentin kur Hierro ka zgjedhur gjuajtësit e penalltive.

Sulmuesi i Atletico Madrid nuk mund të përzgjidhej, për shkak se u zëvendësuar në minutën e 80-të nga Iago Aspas. Por ka kërkuar të ndihmojë në njëfarë mënyre, duke i thënë trajnerit të mos ia besonte një nga penalltitë shokut të tij të skuadrës, Koke.

Kjo teori e “Marca”-s mbështetet nga imazhet e publikuara nga “Deportes Cuatro”, që janë përqendruar të stoli spanjoll para gjuajtjes së penalltive dhe që kanë kapur diskutimin që ka çuar te përzgjedhja e pesë gjuajtësve. Costa, ndoshta sepse e parandiente apo sepse e njeh shumë mirë shokun e skuadrës, ka kërkuar ta bëjë Hierro-n të ndryshojë mendim. Trajneri ka pyetur vetë lojtarin, i cili i ka thënë se ishte gati. Në fund ka qenë një gabim i madh, sepse mesfushori i “Colchoneros” ka gabuar të parën nga dy penalltitë që kanë kthyer Spanjën në shtëpi.

Diego Costa është përmbajtur, si rrallë herë, por telekamerave nuk i ka shpëtuar vështrimi i tij i vazhdueshëm drejt Hierro, veçanërisht pas gabimit të Kokë. Në fund ka festuar Rusia, që ka siguruar një kualifikim befasues në çerekfinale. Diego Costa është mjaftuar me një “të thashë”, që i është drejtuar trajnerit.

Më shumë nga RUSI 2018