Premier League

Video / Duhet të ishte për të, por Hazard ia dorëzon Willian-it çmimin e Lojtarit të Ndeshjes

Eden Hazard dhe Willian ishin yjet e spektaklit teksa Chelsea fitoi bindshëm 3-1 ndaj Huddersfield dhe ata vazhduan të argëtoheshin edhe pas vërshëllimës së fundit.

Golat e Pedro, Willian dhe Tiemoue Bakayoko siguruan fitoren e londinezëve, me një fitore rutinë. Teksa Willian shënoi një gol dhe përgatiti dy të tjerë, ishte Hazard ai që u zgjodh Lojtari i Ndeshjes.

Në paraqitjen në BT Sport pas ndeshjes, Willian ishte ftuar të prezantonte çmimin.

Të dy ishin duke qeshur gjatë gjithë kohës edhe kur intervistuesi mundohej t’i bënte pyetje serioze si lufta për titullin kampion.

Kur gazetari i tha Willian t’i jepte çmimin Hazard-it, belgu pretendoi të ishte ofenduar duke shtuar se çmimi ishte i brazilianit.

Eden Hazard and Willian were stars of the show as Chelsea cruised to a 3-1 win at Huddersfield

“Jo, jo, kjo është për ty miku im. Kjo është për ty, e meriton,” thotë Hazard.

Belgu më pas kapi çmimin duke i ia dhënë Willian përpara se dy shokët e skuadrës t’i jepnin dorën njëri-tjetrit.

Më shumë nga Premier League