Connect with us

Futboll

VIDEO: Dygolësh në Caen, Mbappé fiton sërish vëmendjen

Monaco kërkon 80 milionë euro për të dhe shifra sa vjen dhe “konfirmohet” si reale. Kylian Mbappé, sulmuesi i cili po çmend të gjithë me performancat e tij te Monaco, vazhdon të shënojë dhe të dhurojë spektakël. 18-vjeçari, në vend që të merrej me provimet e maturës, javën e kaluar i vuri kapakun kapitullimit të Manchester City-t në Champions League. Sot francezi ribëri detyrën duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 ndaj Caen-it në transfertë për t’iu afruar edhe më shumë titullit të tetë kampion.

Me PSG-në që ka për luajtur në mbrëmje kundër Olympique Lyon-it në shtëpi, Monaco aktualisht kryeson me gjashtë pikë diferencë nga parisienët në tabelën e klasifikimit dhe kjo falë djaloshit Mbappé dhe Fabinho-s, i cili shënoi një gol me penallti. Për sulmuesin e talentuar janë vënë në rresht disa klube të mëdha evropiane, si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. Lojtari i Francës më 11 dhe 19 prill do të luajë sërish në Champions League, kësaj here kundër Borussia Dortmund-it.

 

Më shumë nga Futboll