TECH

Video / E pabesueshme! Ka një celular në treg që është më i shpejtë se iPhone X

iPhone X i ri i Apple i ka të gjitha. Nga dizajni në kualitet ekrani e deri te performanca, iPhone që shënon përvjetorin e 10-të është një smartfon klasi ni padiskutueshëm.

Sidomos dizajni është lavdëruar pafund. Në fakt, edhe kritikët më të mëdhenj të iPhone X-it kanë thënë vetëm fjalë të mira me kalimin e kohës.

Patjetër që dizajni i paparë dhe ekrani i bukur janë vetëm gjysma e ekuacionit këtu. Software është po aq e rëndësishme, dhe iPhone X është goxha i mirë edhe në atë aspekt.

Por tifozët e Apple e dinë se megjithëse performanca mbresëlënëse e iPhone X është krahasuar me shumicën e mjeteve në treg, ka diçka që po e mban mbrapa celularin. Tani, ai problem ka shkaktuar që iPhone X të humbasë titullin si kampioni i shpejtësisë.

Image result for OnePlus 5T

Kanali i Youtube EverythingApplePro ka testuar shpejtësinë e OnePlus 5T me atë të iPhone X dhe rezultati është tepër i qartë. Androidi ka fituar garën, duke na treguar se iPhone ka akoma punë për të bërë nëse do të jetë më i shpejti në treg.

Klikoni videon më poshtë për të parë testin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga TECH