Bundesliga

Video / E pabesueshme në Gjermani. Skuadra në dhomën e zhveshjes, arbitri jep penallti

E pabesueshme por e vërtetë. Gjatë ndeshjes së Bundesliga-s mes Freiburg dhe ka ndodhur situata më kaotike e historisë së futbollit gjerman. Dhe fajin e kanë VAR dhe arbitrat që akoma nuk kanë mësuar ta përdorin ashtu siç duhet.

Mainz protestoi për penallti pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, me rezultatin që ishte 0-0.

Të dyja skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës së arbitrit, por janë rikthyer pasi arbitri është konsultuar për minuta të tëra me VAR.

Lojtarët e Fraiburg duhet të thërriteshin për të dalë nga dhoma e zhveshjes në mënyrë që të goditej penalltia, shtatë minuta pas 45 minutave të para. Një çmenduri.

Shikoni videon e plotë këtu: Video 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga