Premier League

Video: Fellaini i maskuar në hotelin e PSG, “arratiset” me makinë pasi zbulohet

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Franca. Marouane Fellaini, siç ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm “L’Equipe”, është kapur mbrëmjen e djeshme duke dalë nga një hotel të Brukselit ku qëndrojnë stafi teknik dhe drejtuesit e Paris Saint-Germain. Lojtari belg është i dëmtuar në gju dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me Manchester United drejt Lisbonës, ku ekipi i Mourinho do të luajë kundër Benfica-s në javën e tretë të Champions League.

Mesfushori është njohur pavarësisht se ishte futur në hotel i maskuar për t’u takuar me parisienët. Fellaini është zbuluar nga gazetarët e pranishëm, pavarësisht se mbante një kapele shumë të madhe që e bënte shumë të vështirë të njihej.

Nga këto detaje kuptohet se takimi në hotelin e PSG-së (klubi francez ndodhet në Bruksel për ndeshjen e Champions kundër Anderlecht) duhej të ishte sekret. Në fakt, sapo ka kuptuar se është njohur nga të pranishmit, lojtari ka shkuar menjëherë drejt makinë për t’u larguar sa më shpejt të ishte e mundur, duke iu shmangur pyetjeve të tifozëve dhe gazetarëve që e kanë rrethuar.

Më shumë nga Premier League