• Video: Gameiro “show”, Atletico fiton me poker

    Publikuar: 18 Feb 2:55

    Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur me rezultatin 4-1 Sporting Gijon. Një fitore që nuk ka qenë aq e lehtë sa e tregon rezultati sepse deri në minutën e 80-të takimi ka qenë në barazim 1-1. Pikërisht dhjetë minuta para fundit ka filluar spektakli personal i Kevin Gameiro, i cili, i aktivizuar në minutën e 62-të, ka realizuar tre gola në harkun e pesë minutave, duke i dhuruar skuadrës së Simeone-s tri pikë të rëndësishme për zonën Champions League.

     

     
    Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, ka qenë Carrasco ai që ka zhbllokuar takimin në favor të miqve në minutën e 46-të, por reagimi i vendasve ka qenë i menjëhershëm, me Alavarez që ka kthyer ekuilibrin në minutën e 49-të. Të dyja skuadrat kanë shpërdoruar raste në minutat në vazhdim dhe kur mendohej se ky takim do të mbyllej në barazim, Gameiro ka realizuar golin e dytë për bardhekuqtë, pas një asisti të mrekullueshëm të marrë nga Griezmann në minutën e 80-të. Një minutë më pas ka ardhur goli i tretë për Atletico dhe i dyti personal për francezin, i cili në të 85-ën ka bërë “tris”, duke fiksuar shifrat në 4-1.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera