Champions League

Video / Gazetari argjentinas përfundon në spital pasi donte të rikrijonte golin e Ronaldo-s

Goli i çmendur i Cristiano Ronaldo-s me roveshiatë duhet të vinte me një paralajmërim që nuk duhet të provohet në shtëpi.

Shumica e futbollistëve profesionistë nuk do të ëndërronin të shënonin një gol si ai i portugezit ndaj Juventus në Champions League por një gazetar argjentinas e mori përsipër.

Manuel Sanchez shpresonte të rikrijonte super golin e Ronaldo-s por përfundoi me një dëmtim të rëndë.

Gazetari i Canal Doce nuk e goditi mirë topin dhe nuk u rrëzua sipas planit duke përfunduar në spital.

Ka disa gjëra që duhet t’u lihen profesionistëve.

 

Më shumë nga Champions League