Futboll

VIDEO: Gjermania në avantazh 4-1, e ndihmon teknologjia

Pjesa e dytë e ndeshjes Gjermani-Azerbajxhan është edhe më spektakolare se e dyta. Gjermanët e kanë nisur furishëm dhe i kanë gjetur shpejt golat e triumfit.

Për kampionët e botës shënoi golin e dytë sulmuesi Sandro Wagner me kokë. Sfera e goditur prej tij me vështirësi e kaloi vijën fatale, por një lojtar azer e largoi me kokë duke qenë brenda portës. Kështu, me ndihmën e teknologjisë, gjyqtari kryesor e konsideroi të saktë golin dhe gjermanët e panë veten sërish në avantazh.

Pak minuta më pas, Gjermania e gjeti sërish golin, që mund të quhet rrjeta e sigurisë. Kësaj here goli nuk erdhi nga sulmi, por nga mbrojtja, me shtatlartin Antonio Rüdiger i cili nuk i fali miqtë me goditjen e tij.

Për golin e goleadës ka menduar Leon Goretzka. Mesfushori i Schalke 04 shfrytëzoi gabimin e azerëve duke shënuar golin e katërt.

Më shumë nga Futboll