Futboll

Video / Gjesti i mrekullueshëm i Buffon teksa “San Siro” fërshëllen himnin e Suedisë

Me synimin për të përmbysur rezultatin 1-0, të gjithë të pranishmit në San Siro e dinë shumë mirë rëndësinë që ka ndeshja e kthimit ndaj Suedisë për katër herë kampionët e botës. Dhe teksa po luhej himni i suedezëve, italianët janë munduar ta kthejnë stadiumin mitik në vendin më armiqësor të mundshëm duke fërshëllyer himnin nga fillimi deri në fund.

Por portieri i Juventus është kapur nga kamera duke inkurajuar bashkëkombësit e tij të mos fërshëllejnë himnin e kundërshtarëve duke duartrokitur. Një gjest i mrekullueshëm, si shumë të tjerë të këtij njeriu fantastik.

 

Më shumë nga Futboll