Connect with us

Futboll

VIDEO: Goli më i bukur i verës shënohet në Skoci

Sezoni futbollistik ende nuk ka filluar, por golat spektakolarë në miqësore apo finalet e Superkupave kombëtare nuk kanë munguar.

Perla e kësaj vere padiskutim që është “rrjeta e shqyer” nga kapiteni i Celtic-ut, Kieran Terney, në Kupën e Skocisë. Siç shihni edhe në video, goditja me të majtën nga rreth 30 metra është një predhë e pakapshme. Në këtë ndeshje, Celtic fitoi 5-0 ndaj Kilmarnock-ut. Goli i kapitenit shërbeu më tepër për “show”, sepse ishte i katërti nga shuplaka e ish-skuadrës së Rudi Vatës.

Më shumë nga Futboll