Argetim

Video / Iniesta dhe Asensio promovojnë filmin Jumanji

Në prag të Clasico-s në Santiago Bernabeu, rivaliteti midis dy klubeve është zbutur disi me Andre Iniesta dhe Marco Asensio që kanë punuar së bashku për të promovuar filmin Jumanji.

Me filmin që ka aktorës i Dwayne Johnson, Jack Black dhe Kevin Hart, dyshja e La Liga-s ka ndihmuar të publikojë faktin që filmi do të shfaqet në kinematë spanjolle më 22 dhjetor.

Futbollistët shfaqen në botën e Jumanji-t, sikur të ishin personazhe të filmit.

Teksa përshkruhet si një aventurë e çmendur, filmi i regjisorit Jake Kasdan tregon katër shokë që përfshihen në universin e Jumanji-t.

Më pas ata transformohen në avatarë brenda lojës dhe duhet të mbijetojnë në fund të kësaj aventure të rrezikshme ose do të mbeten tek ajo botë përjetësisht.

Më shumë nga Argetim