Futboll

Video / Insigne hakmerret ndaj Balotelli-t

Insigne dhe Mario Balotelli janë dy shokë të mirë në përfaqësuesen italiane. Gjatë grumbullimit të fundit Balotelli ka postuar dhjetëra video ku duket duke u tallur me sulmuesin shtatshkurtër të Napolit.

Por tani ka ardhur revanshi i Insigne-s. Teksa Balotelli ishte në dhomën e hotelit, ai shkon në drejtim të dritares pa ditur se çfarë e priste.

Mbrapa perdes ishte pikërisht Insigne i cili e ka trembur menjëherë kur e ka parë se po i afrohej. Supermario kërcen me këmbë e me duar por arrin ta marrë veten aq shpejt sa për të mos lënë celularin t’i bjerë në tokë.

Më shumë nga Futboll