Seria A

Video: Inter nuk di të ndalet, vjen fitorja e radhës

Inter e ka mbyllur fazën përgatitore para fillimit të kampionatit me një fitore 1-0 të arritur kundër Betis në Leçe. Takimi është vendosur nga një penallti e Mauro Icardi-t, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar me zikaltrit në këtë fazë përgatitore. Ky ka qenë suksesi i pestë radhazi për lojtarët e Luciano Spalletti-t në miqësore. Takimi nuk ka qenë spektakolar dhe është kushtezuar nga kushtet e vështirë të fushës. Ka debutuar me fanellën e Inter Dalbert, braziliani i sapo blerë nga Nice.

Më shumë nga Seria A