Seria A

Video / Inter prezanton këngën e re për festat e fundvitit

Inter ka publikuar një video duke kënduar një këngë Krishtlindjes me temë Zikaltër dhe fton tifozët ta këndojnë këngën në San Siro më 16 dhjetor ndaj Udinese-s.

Inter ka postuar një video të lojtarëve duke kënduar këngën e re me titullin “Inter Bells”.

Video fillon me zv.presidentin Havier Zanetti duke kënduar, me refrenin që është “Inter bells, Inter bells, Zikaltër ole/ për krishtlindje zemra jonë rreh për ty/Inter bells, Inter bells, i çmendur si ty/ në refren ne këndojmë Zikaltër ole”.

Më pas futet Yuto Nagatomo, me një zë fantastik, mbase ka zgjedhur profesionin e gabuar, përpara se të futet Eder dhe pas tij të gjithë të tjerët.

Në fund del edhe trajneri Spalletti duke bërë dirigjentin.

Video përfundon duke i kërkuar tifozëve të këndojnë refrenin në stadium më 6 dhjetor, ndeshja e fundit përpara Krishtlindjeve.

Më shumë nga Seria A