RUSI 2018

Ishte viti 1998, del video e rrallë e Antoine Griezmann

Ishte viti 1998. Mbase viti më i rëndësishëm i historisë së futbollit francez. Equipe Tricolor shpallet kampion bote në turneun e zhvilluar pikërisht në Francë. Të gjithë lojtarët e atëhershëm u kthyen në heronj. Dhe fëmijët e asaj kohe po rriteshin me frymën e triumfit të tyre. Ata ishin ikonat e fëmijëve francezë gjatë asaj periudhe.

Njëri prej tyre ka qenë edhe Antoino Griezmann, një nga lojtarët kryesorë të Francës në prag të Kupës së Botës. Në videon më poshtë ai është duke i marrë autografin portierit të famshëm Fabian Barthez dhe duket shumë i gëzuar.

Mos do të jetë ai që do t’i japë autografe fëmijëve francezë në fund të turneut në mënyrë që historia të përsëritet? Të shohim…

Më shumë nga RUSI 2018