RUSI 2018

Video / Ja çfarë i bëjnë shokët e Brazilit Coutinho-s për ditëlindje

Philippe Coutinho sot mbush 26 vjeç. Ai aktualisht ndodhet i grumbulluar me përfaqësuesen braziliane dhe nuk ka munguar në seancën stërvitore të së martës.

Por kjo nuk do të thotë se shokët e ekipit nuk mund t’i bëjnë një rreng në fshehtësi.

Teksa ai ishte ulur në mes të fushës, disa prej shokëve, përfshi Neymar dhe Marcelo, i kanë ardhur nga mbrapa duke e mbuluar me vezë dhe miell, një traditë e veçantë që përdoret shpesh në futboll.

Ai që e pësoi pas tij ishte edhe ylli i ekipit Neymar.

Më shumë nga RUSI 2018