Premier League

Video: Ja çfarë do të ndodhte nëse Real dhe Barça do të luanin në Premier League

Barcelona dhe Real Madrid dominojnë në La Liga, por si do të paraqiteshin këto dy skuadra në Premier League? Përdoruesi i YouTube, JoseManu, vendosi t’i jepte një përgjigje kësaj pyetje duke i futur dy gjigantët e futbollit spanjoll në kategorinë kryesore të futbollit anglez për tre sezone.

Sezoni 1

Barcelona ka arritur të marrë vetëm një vend të dytë mbrapa Manchester United, me këta të fundit që kanë fituar titullin falë diferencës së golave. Më keq kanë shkuar gjërat për “Los Blancos” që janë pozicionuar në vendin e shtatë mbrapa West Ham.

1

Sezoni 2

Situata është përmbysur në këtë sezon, me Real Madrid që ka dalë në vendin e dytë mbrapa Tottenham, me “Spurs” që kanë siguruar titullin me një avantazh prej 3 pikësh. Dështim total për katalanasit, të cilët janë pozicionuar në vendin e 11-të, teksa skuadra si Sëansea dhe Leicester janë renditur sipër tyre.

2

Sezoni 3

Zinedine Zidane vendos të shesë Toni Kroos te Chelsea për 76,5 milionë euro, por kjo lëvizje i ka kushtuar madrilenëve, që nuk kanë arritur të shkojnë më lart se vendi i katërt në renditje. Barcelona, nga ana tjetër, ka dominuar dhe ka arritur të fitojë kampionatin me 79 pikë.

3

 

 

Më shumë nga Premier League