AUTO

VIDEO: Ja si njerëzit mund të krijojnë koloni në Mars në 2024

VIDEO: Ja si njerëzit mund të krijojnë koloni në Mars në 2024

Në ditën e fundit të Kongresit Ndërkombëtar Astronautik në Adelaide të Australisë, drejtori SpaceX, Elon Musk, mori pak minuta për të diskutuar projektin BFR të kompanisë së tij. Përveç shpjegimit të detajeve se si teknologjia mund të përdoret për të revolucionuar udhëtimin në distanca të gjata në Tokë, Musk gjithashtu shpjegoi se si mund të mbështeste aktivitetet tona jashtë planetit ku jetojmë.

Ideja themelore është krijimi i një anijeje kozmike shtytëse, e cila mund të zëvendësojë Falcon 9, Falcon Heavy dhe Dragon. Pas përfundimit, projekti mund të përdoret për të nisur satelitët dhe teleskopët hapësinorë. Do të ishte gjithashtu e mundur lidhja me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për shpërndarjen e ngarkesave.

Më emocionuese, megjithatë, është potenciali që ky projekt ka për të lehtësuar krijimin e kolonive larg Tokës. Dizajni aktual i pajisjes është mjaft i madh për të transportuar deri në 100 njerëz dhe shumë pajisje, të cilat Musk beson se do të përdoreshin në krijimin e një baze operacionale në Hënë. “Është viti 2017, pra duhet të kemi një bazë hënore. Çfarë dreqin po ndodh?!” – u shpreh ai.

Aspiratat e Muskut shkojnë edhe përtej Hënës. Qëllimi i SpaceX për të shkuar në Mars sa më shpejt është i njohur dhe gjatë prezantimit Musk përcolli imazhet e një qyteti të plotfuqishëm marsian (si ide).

Ndërtimi i anijes së parë SpaceX për të shkuar në Mars pritet të fillojë brenda nëntë muajve të ardhshëm dhe Musk shpreson të dërgojë edhe mallra atje deri në vitin 2022, megjithëse pranoi se ky qëllim është më shumë shpresë se përfundim.

Më shumë nga AUTO