dëshirat më të mëdha të afërmve të tij, sidomos kur k' />
  • VIDEO: Jennifer Lopez i kërkon një nder Ronaldos

    Publikuar: 10 Jan 9:00

    Çdokush në botë ka dëshirë t’u plotësojë dëshirat më të mëdha të afërmve të tij, sidomos kur këta të fundit festojnë ditëlindjen, por shpesh kjo është e pamundur për arsye nga më të ndryshmet. Gjithsesi, në këtë aspekt kaq delikat gjithçka bëhet krejtësisht e lehtë nëse je Jennifer Lopez dhe ndodh që ke miqësi me yllin e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo. Skenar i pamundur? Pikërisht, por ja ç’ndodh kur dy personazhet e njohur janë në një vend publik.

    Këngëtarja e famshme i ka dhuruar surprizën më të bukur të ditëlindjes kushërirës së saj, Tina Rios. Kjo e fundit është një admiruese e flaktë sulmuesit të Real Madrid-it dhe ka ndodhur që festën e përvjetorit të saj e ka organizuar në një klub nate në Portugali. Aty “rastësisht” ka qenë Ronaldo, të cilit Lopez i ka kërkuar një përqafim për kushërirën e saj. 31-vjeçari sigurisht që ka pranuar. Në fund të fundit, kush mund t’ i thotë “jo” asaj?


    Lexo postimet e tjera