VIDEO | Ju tregojmë makinën elektrike më të fundit nga Mercedes

AUTO

VIDEO | Ju tregojmë makinën elektrike më të fundit nga Mercedes

Në vitet e fundit, makinat elektrike kanë fituar gjithnjë e më shumë vëmendje. Tesla, Chevrolet, Wolkswagen dhe shumë kompani të tjera u kanë dhënë rëndësi dhe kanë krijuar plot modele të reja. Aktualisht, e para në listë është Tesla, e cila ka kombinuar luksin me efikasitetin në modele nga më impresionueset.

Të premten e kaluar, Mercedes-Maybach prezantoi makinën e vet konceptuale, The Vision 6 Cabriolet, në Kaliforni. Ajo është jashtëzakonisht luksoze dhe funksionon 100% vetëm me energji elektrike. Gorden Wagener, oficeri kryesor i projektimit të Daimler AG, tha se “The Vision 6 Cabriolet është mishërimi i përsosur i strategjisë së dizajnit që ka kompania”.

Kjo makinë ka 750 kuaj fuqi dhe kap për pak sekonda shpejtësinë 320 km/orë. Modeli i mëparshëm ishte Vision 6 Coupe, i zbuluar vitin e kaluar. Modeli aktual është thuajse 6 metër i gjatë, duke i dhënë makinës pamjen e një jahti gjigant.

Ç’të thuash më tepër se kaq?

 

Më shumë nga AUTO