Bundesliga

Video / Kapiteni i Bochum heroi i ‘fair play’, refuzon penalltinë e fituar

Felix Bastians, i cili luan për skuadrën e kategorisë së dytë gjermane, VfL Bochum, ka bërë një gjest fantastik në ndeshjen e së dielës duke pranuar se nuk i është shkaktuar faull brenda zonës gjatë fitores 2-1 ndaj Darmstadt. Për këtë mori edhe elozhet e trajnerit kundërshtar Torsten Frings: “Diçka e tillë ndodh shumë rrallë. Ai meriton respektin e të gjithëve.” Por çfarë ndodhi me të vërtetë?

Bochum ishte në disavantazh dhe po bënte presion për golin e barazimit. Gjatë një aksioni personal që përfundoi brenda zonës, Bastians papritmas rrëzohet dhe arbitri akordon penallti.

Por më pas vjen ndërrimi i mendjes i befasishëm. Kjo pasi vetë lojtari kishte mohuar se ishte penguar me të padrejtë. “Kur të pyet arbitri, nuk ke si e gënjen. Është një sport i vështirë, por nuk kemi pse ta humbasim ndershmërinë. Nuk kisha si gënjeja. Jemi njerëz që ndiqemi nga fëmijë që duan të bëhen si ne.”

Më shumë nga Bundesliga