Connect with us

Futboll

VIDEO: Kjo do të jetë goditja e verës e Real Madrid-it

Kjo po që është e bujshme! Goditja e madhe e verës që do të bëjë Real Madrid duket se do të jetë Eden Hazard. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, klubi madrilen shumë shpejt pritet të bëjë një ofertë për yllin belg, i cili aktualisht luan te Chelsea. Trajneri Zinedine Zidane është gati të heqë dorë nga sulmuesi i tij, Alvaro Morata, dhe ta përdorë si shkëmbim me lojtarin i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola në Premier League.

Pra, Real Madrid do të ofrojë sulmuesin e kombëtares spanjolle dhe një shumë të madhe parash, që Hazard të bëhet pjesë e “Galaktikëve”. Faktikisht, Morata ka qenë i lidhur edhe më parë me një kalim në Londër si pasues i “bomberit” Diego Costa. Ish-ylli i Juventusit u rikthye në Madrid në verën e kaluar për 20 milionë euro, por deri tani nuk është konsideruar si lojtar titullar nga Zidane. E ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Chelsea.

 

Më shumë nga Futboll