Champions League

Video / Kjo ndërhyrje ka ndodhur në eliminatoret e Champions League, jo në UFC

Për shumë klube europiane, sezoni i ri ka filluar që në korrik. Kjo pasi tani po zhvillohen eliminatoret e Champions League dhe të Europa League.

Shumë ndeshje janë luajtur, madje ndër to kanë marrë pjesë edhe skuadrat shqiptare. Ndeshja mes F91 Dudelange dhe MOL Vidi është fituar nga e dyta me rezultatin 2-1.

Por rezultati është dytësor në këtë rast.

Gjatë një momenti zhgënjyes, Bryan Melisse ka vendosur të bëjë një ndërhyrje që do të quhej e rëndë sikur të kishte ndodhur në MMA, jo më në futboll.

Viktima e tij ka qenë Mate Patkai. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq ndërhyrjen e Melisse. Nuk ka njeri që nuk do ta pranonte.

Më shumë nga Champions League