Connect with us

Bundesliga

VIDEO: Ky është pasuesi i mundshëm i kapitenit Lahm

Bayern München mund të fitojë sërish jashtë fushe me Manchester United-in. “Preja” e radhës duket se është Nelson Semedo, mbrojtësi i djathtë i cili luan te Benfica. Sipas gazetës portugeze “O Jogo”, kampionët e Gjermanisë kanë kohë që e ndjekin 23-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë si pasues të kapitenit Philipp Lahm. “Është fakt që kontrata më përfundon në vitin 2018. Le të themi se do të luaj deri atëherë”, – deklaroi sot kampioni i botës në Katar, aty ku rekordmenët po zhvillojnë fazën përgatitore të dimrit.

Kontrata aktuale e portugezit Semedo në Lisbonë përfundon në vitin 2021. Ai ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, por Benfica është gati të hyjë në bisedime për 40 milionë euro. Ndërkohë, mediet angleze së fundmi kanë shkruar se në verë “Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë 41 milionë euro. Nëse Semedo transferohet në “Allianz Arena”, Manchester United do të pësonte humbjen e dytë radhazi në betejën e merkatos me bavarezët. Në verën që lamë pas, Renato Sanches refuzoi anglezët për të kaluar në Mynih.

 

[interaction id=”5841d56afcbdb4ed376b72ad”]

 

Më shumë nga Bundesliga