AUTO

Video: Makina përmbyset, por fiton garën

Aksident i pabesueshëm. Belgu Laurens Vanthoor, në drejtim të një Audi R8 LMS GT3, ka fluturuar në pistën e Makaos, gjatë edicionit të dytë të Kupës së Botës FIA GT. Makina është përmbysur dhe ka vazhduar të rrëshqasë për dhjetëra metra. Piloti ka dalë i padëmtuar nga mjeti pas disa sekondash dhe pas frikës fillestare ka gëzuar për fitoren: gara është ndërprerë nga gjyqtarët, duke i dhënë vendin e parë pikërisht Vanthoor, i cili ka pasur edhe kohën më të mirë të garës kualifikueset zhvilluar të shtunën.

Më shumë nga AUTO