AUTO

VIDEO: Makinat fluturuese, së shpejti një realitet

VIDEO: Makinat fluturuese, së shpejti një realitet

Nëse keni vite që i luteni universit për një makinë fluturuese, shumë shpejt nuk do të keni nevojë ta bëni këtë. Të paktën, jo me dëshpërim. Kompania gjermane Lilium Aviation ka arritur të krijojë një makinë elektrike me dy sedilje, që shërben si prototip për të bërë testet e para. Fillimisht ajo do të drejtohet me telekomandë, por shumë shpejt do të vijë dita kur të mund të drejtohet me pilot.

Kjo makinë ka 36 motorë të veçantë të ngritur në dy krahët 10 metra të gjatë. Lilium thotë se bateria e saj elektrike mundëson që avioni të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 km/h dhe të arrijë një distancë prej 300 kilometrash, ndërkohë që konsumon rreth 90% më pak energji se avioni me stil droni.

Patrick Nathen, bashkëthemelues i kompanisë dhe shefi i llogaritjeve dhe dizajnit të Lilum Jet-it, është shprehur se synimi i kompanisë është që kjo teknologji të jetë e përdorshme nga të gjithë, duke zëvendësuar udhëtimet e shtrenjta me taksi në zonat urbane.

Edhe pse makina fluturuese është ende në fazën e testeve, gjithçka duket premtuese. Kjo është diçka më shumë se një trend. Më saktë, është mënyra se si do të udhëtojnë njerëzit në të ardhmen. Dhe më e bukura e kësaj është se flasim për energji të pastër, duke harruar plotësisht naftën apo benzinën.

Më shumë nga AUTO