Premier League

Video / Manchester United prezanton “Fred the Red”

Manchester United ka befasuar tifozët me prezantimin e Alexis Sanchez në janar por këtë herë ka zgjedhur një ritëm tjetër për të prezantuar ardhjen e re Fred.

Sanchez është prezantuar në mënyrë dramatike nëpërmjet mediave sociale pas transferimit të tij nga Arsenal në janar, me kilianin që u ul për të luajtur tingullin e “Glory Glory Man United” përpara se të futej në fushën e Old Trafford.

Video u bë virale, ashtu siç pritej, por United ka treguar se ka një sens humori kur vjen puna për të prezantuar blerjet e mëdha të klubit, me brazilianin Fred që më në fund ka finalizuar transferimin e tij të enjten.

Këtë herë video fillon me maskotën duke i rënë pianos, ashtu si Sanchez. Gjithsesi nga piano kalon te samba braziliane me lojtarin që duket duke xhongluar topin.

Më shumë nga Premier League