Connect with us

Boks

Video / Mayweather tregon talentin në basketboll me 11 kosha radhazi

Floyd Mayweather tregoi aftësinë e tij jashtë ringut të boksit, duke bërë plot 11 kosha radhazi nga një distancë e mesme në një video të postuar në Instagram. Amerikani i pamposhtur ka bërë pak pushim pas stërvitjes së rëndë që po bën duke u përgatitur për supersfidën me McGregor më 26 gusht dhe ka treguar aftësitë e tij në fushën e basketbollit.

Mayweather ndihmohet nga një shok i cili i jep topin pasi ai vazhdon të bëjë koshat resht. 40-vjeçari shtoi edhe përshkrimin: “Thjesht duke bërë ca gjuajtje, duke punuar nga distanca e mesme.”

Një talent me shumë talente, Mayweather njihet për natyrën kompetitive e cila është ringjallur nga sfida e veçantë e bërë nga McGregor. Irlandezi ka parashikuar një nokaut të “Money Man” brenda katër raundeve të para por shumë veta besojnë se Mayweather do të dalë triumfues pasi është basketbollist me më tepër eksperiencë.

Floyd Mayweather shared a video on Instagram where he worked on his basketball skills

Më shumë nga Boks