Champions League

Video / Messi rikthehet në stërvitje mes duartrokitjeve

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Barcelona-n në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t të mërkurën. Ai është pritur me një duartrokitje të madhe nga shokët e ekipit pas lindjes së djalit të tij, Ciro.

Messi mungoi në fitoren 2-0 të Barça-s ndaj Malaga-s të shtunën, me klubin që në fillim deklaroi se do të mungonte për arsye personale.

Ai lajmëroi lindjen e Ciro-s pak më vonë, duke konfirmuar lajmin në Instagram.

Ciro është fëmija i tretë i Messi-t me gruan e tij Antonella Roccuzzo, pas Thiago-s dhe Mateo-s.

Messi është rikthyer në stërvitje të hënën, teksa Barça vijon përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea-t në Champions League.

Dhe shokët e tij të ekipit i kanë dhënë një duartrokitje të ngrohtë yllit argjentinas.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League