Futboll

Video / Momenti kur çmended portieri i Las Vegas Lights

Ky është portieri Ricardo Ferrino, i cili luan për ekipin  USL Las Vegas Lights FC.

Por në ndeshjene  fundit ai ka treguar pse do të ishte më mirë të rrinte në portë dhe të tregohej sa më i thjeshtë. Ai i ngjan shumë Rene Higuita-s, portierit të famshëm kolumbian i cili njihej për skena të tilla.

Kjo ishte ndeshja inagurale e Las Vegas Lights dhe e humbën me rezultatin 2-0 ndaj Montreal Impact. Momenti i çmendurisë së portierit të duket normal kur merr vesh se ai e ka bërë tre herë këtë gabim gjatë ndeshjes.

Njëherë? Ok. Dy herë? Mbase ke shumë adrenalinë. Por tre herë? Çfarë bën Ricardo!

Më shumë nga Futboll