• VIDEO: Motta godet me makinë një tifoz të PSG-së

    Publikuar: 9 Mar 2:29

    Thiago Motta dje fatkeqësisht është bërë protagonist në një episod të pakëndshëm me disa tifozë të PSG-së. Mesfushori i pasienëve ka humbur durimin pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, aq sa madje është përpjekur të sulmojë një tifoz. Teksa po lëvizte me makinën e tij duke u larguar nga aeroporti i Le Bourget-it, ku skuadra kampione e Francës kishte mbërritur pas kthimit nga Barcelona, ish-lojtari i Interit u desh të përballej me disa tifozë kryeqytetas të zemëruar.

    Un po' di nervosismo a Parigi ma abbiamo una certezza: Thiago Motta non poteva andare veloce!

    Posted by Rompipallone.it on Donnerstag, 9. März 2017

    Këta të fundit nuk po e linin rehat, të acaruar tejmase me skualifikimin e skuadrës së tyre të zemrës nga Champions League, kështu që Motta e pa të udhës t’i trembte ata duke xhiruar shpejt dhe rrjedhimisht duke goditur me makinë njërin tifoz, siç duket në pamjet e ofruara nga “Bfm.tv”. Mesfushori ndoshta nuk e priste, por tifozi është dëmtuar keqas dhe është transportuar në spital. Me siguri që kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.


    Lexo postimet e tjera