Merkato

Video / Nainggolan mbërrin në Milano, ja mesazhi për tifozët e Inter

Mesfushori i Roma-s Radja Nainggolan është përshëndetur me tifozët e Inter në prag të vizitave mjekësore të hënën në mëngjes.

Ai ka udhëtuar në Hotel Melia, ku zakonisht qëndrojnë blerjet e reja të inter, por është futur nga dera e pasme.

Nainggolan eventualisht u shfaq për t’u përshëndetur me tifozët dhe komentoi për mediat. “Jam i lumtur. shpresoj që tifozët të jenë më të lumtur kur të luaj.”

Marrëveshja është arritur për 24 mln euro plus kartonët e Davide Santon dhe Nocolo Zaniolo.

Santon dhe Zaniolo do të kryejnë vizitat e tyre mjekësore në Romë po të hënën paradite.

Nainggolan sapo ka mbushur 30 vjeç muajin e kaluar dhe ka që prej 2014 që luan te Roma, pasi mbërriti për 18 mln euro.

Në San Siro, belgu do të ribashkohet me ish-trajnerin te Roma, Luciano Spalletti.

Më shumë nga Merkato