Futboll

Video / Në Dagestan ekipi barazon falë golit të…arbitrit

Ishte arbitri ai që vendosi ndeshjen mes Kiz dhe Manas në kampionatin e Dagestanit.

Gjatë një penalltie të nga sulmuesi Keese, portieri reagon duke e devijuar topin në të djathtën e tij, aty ku ndodhej pikërisht arbitri i ndeshjes.

Topi përplaset në kokën e tij dhe merr një trajektore të çuditshme duke përfunduar në rrjetë.

Lojtarët e Kiz protestuan që penalltia të përsëritej, por sipas rregullores goli është i rregullt.

Ndeshja përfundoi 4-4 dhe arbitri kërkoi falje në fund.

Më shumë nga Futboll