Futboll

Video / Neymar i ri shkruan historinë me tripletën brenda 9 minutave

Talenti më i fundit i Santos, Rodygo, ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë i lindur në vitet 2000’ që shënon një tripletë në Brasileirao gjatë fitores 5-2 ndaj Vitoria.

Në moshën 17 vite dhe 145 ditë, Rodrygo ka shënuar tripletën e parë në një moshë më të vogël se Neymar , i cili arriti ta bënte në moshën 18 vite dhe 69 ditë.

Goli i pari ishte tipik i një sulmuesi, i dyti ishte më i vështirë dhe si pasojë më i bukur. Ndërsa i treti demonstroi shpejtësinë e tij marramendëse.

Ajo që e bëri tripletën akoma më të veçantë ishte fakti se u shënua brenda vetëm nëntë minutave gjatë pjesës së parë.

Santos ka vuajtur këtë sezon, por kjo fitore i nxjerr nga zona e rënies nga kategoria në vend të 15-të, me Vitoria që bie.

Më shumë nga Futboll