Gossip

VIDEO / “Nxitoni, po vdes”, fjalët e fundit të matadorit Iván Fandiño

VIDEO / “Nxitoni, po vdes”, fjalët e fundit të matadorit Iván Fandiño

Nja nga matadorët më të famshëm dhe fitues, Iván Fandiño Barros, ka vdekur gjatë dyluftimit me një dem (korrida) në Aire-sur-Adour, në juglindje të Francës. “Nxitoni, po vdes” ka qenë thirrja e tij që ka tmerruar publikun. Ka qenë fatale goditja në mushkërinë e djathtë dhe pavarësisht se ju dha menjëherë ndihma e shpejtë, 36-vjeçari Fandino ka mbërritur i vdekur në spital.

Një nga dëshmitarët tha se në fillim askush nga spektatorët nuk po e kuptonte se Fandiño ishte në telashe.“Ivan u kap në befasi dhe e pësoi. Njerëzit mendonin se gjithçka ishte nën kontroll. Pastaj ne e kuptuam se Ivan ishte shumë keq, dhe ai u largua që aty nga matadorët e tjerë”. Fandiño donte të bëhej matador që në moshën 14 vjeçare, megjithëse nuk vinte nga një familje me një traditë të tillë. Debutimin e ka bërë në vitin 2005. Spanjolli i fundit që ka humbur jetën nga dyluftimi me një dem ishte Victor Barrio, në moshën 29 vjeçare, në Teruel më 9 korrik 2016.

Më shumë nga Gossip