MMA

Video / Pamje të reja dalin nga incidenti i McGregor me autobusin

Është e vështirë të kuptosh gjithçka që ka ndodhur gjatë atij momenti, por dukej sikur Khabib Nurmagomedov është munduar të qetësojë Michael Chiesa.

Chiesa duhet të tërhiqej nga ndeshja pasi pësoi një dëmtim në fytyrë gjatë incidentit. Dannia White konfirmoi se të gjithë luftëtarët që u hoqën nga gara do të kompensohen, përveç Artem Lobov.

Filmimet e reja që kanë dalë në sipërfaqe janë postuar nga luftëtari që eventualisht u ndesh me Khabin në eventin kryesor të UFC 223, Al Iaquinta.

Në pamje duket qartë McGregor që thërret Khabib të dalë jashtë, ndërsa kemi edhe reagimin e Iaquinta i cili është pjesa më e bukur e videos.

Më shumë nga MMA