Bundesliga

VIDEO: Performanca e parë e James-it si lojtar bavarez

Ndeshja e parë e mesfushorit James Rodriguez si lojtar i Bayern-it qe ajo e fundjavës në finalen e Kupës “Telekom” kundër Werder Bremen-it.

Kolumbiani, i huazuar për dy vite nga Real Madrid (me opsion blerjeje), e nisi si titullar. 26-vjeçari me të vërtet nuk shënoi dhe nuk dha ndonjë asist – gjëra që dalin menjëherë në medie dhe krijojnë bujë – por tregoi se është në formë të mirë dhe i ndihmoi shokët e skuadrës me pasime njëri më të bukurin dhe efikas se tjetrin.

Duket sikur roli i tij në Mynih është paksa ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar ta shohim. James, siç duket në këtë video, luan më mbrapa dhe punon për qarkullimin e topit në mesfushë.

Më shumë nga Bundesliga