Premier League

Video / Pogba hipën në makinë ashtu siç goditi penalltinë

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba ka treguar që di të pranojë shakanë pasi është tallur nga rrjetet sociale dhe shokët e ekipit për vrullin e çuditshëm që ka marrë gjatë penalltisë ndaj Everton në fundjavë.

Në videon më poshtë ai ka përdorur të njëjtën teknikë për të hipur në makinë.

Klipi është pranuar krahëhapur nga rrjetet sociale, megjithëse në fundjavë kanë qenë kritikë ndaj veprimit të çuditshëm përballë portierit anglez Pickford.

Francezi rrezikoi shumë ditën e diel dhe ishte me fat që topi shkoi përsëri në këmbët e tij pas penalltisë së pritur.

Më shumë nga Premier League