Futboll

Video: Real Madrid-i në “overdozë”, Levante “e shkep” në 15 minuta

Mos e beso po deshe! Trajneri i Real Madrid-it, Julien Lopetegui, po mendonte se ekipi do të rikthehej në formë pas pushimit të kombëtareve, por nuk ndodh kështu. “Galaktikët” nuk funksionojnë dhe kjo është e qartë. Po luhet pjesa e parë, ndërsa Real Madrid-i po humbet 0-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Levante-s. Enis Bardhi po luan nga minuta e parë si titullar dhe po shijon një fitore që mund të sjellë pasoja për spanjollët, të paktën deri tani.

Ekipi mik kaloi në avantazh me Morales që në minutën e 6′. Top i gjatë nga mesfusha, mbrojtja dhe Cortuois nuk merren vesh mes tyre dhe sulmuesi mik përshëndet rrjetën.

Si të mos mjaftonte goli i parë, Reali pëson shumë shpejt dhe të dytin. Në minutën e 13′, Varene shkakton penallti që kthehet në gol nga Roger. “Bernabeu” hesht dhe tifozët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me kampionët e Europës.

Vendasit u munduan të reagojnë dhe ngushtojnë avantazhin, por gjithçka anullohet me vendim të VAR-it. Reali duhet të reagojë përndryshe do të merrte humbjen e 5-të radhazi! Një ndër momentet më të errëta në histori!

Më shumë nga Futboll