Futboll

VIDEO: Reali sapo shënoi golin më të çuditshëm të vitit

Real Madrid di ta fitojë vëmendjen edhe kur nuk ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por imagjinoni se çfarë mund të ndodhë kur skuadra madrilene shënon një gol që ndoshta nuk është shënuar kurrë në historinë e La Ligës. “Los Blancos” po luajnë me Sevilla-n dhe pas 10 minutash lojë Nacho Rodriguez gjuajti një goditje dënimi të çuditshme. Teksa lojtarët kundërshtarë po ankoheshin te gjyqtarët, mbrojtësi u tregua i padurueshëm duke shfrytëzuar nga rasti dhe duke lënë të shtangur portierin, sepse goditi menjëherë topin në cepin e djathtë të portës. Gjyqtari Alberto Undiano e quajti gol të rregullt. Dhe, në fakt, ka të drejtë.

Më shumë nga Futboll