Futboll

Video / Reklama e re e Adidas përfshin disa prej yjeve më të mëdhenj të sportit

Nuk ka shumë raste që disa prej sportistëve më të mirë të mblidhen në një dhomë për të diskutuar.

Diçka e tillë ka ndodhur në një evenimente privat, larg nga sytë e publikut.

Por tani është filmuar dhe mund të shikohet nga të gjithë.

Gjiganti i artikujve sportive Adidas ka vendosur të bashkojë disa prej atletëve, dizajnerëve dhe artistëve më të talentuar në botë.

Në bazë të sloganit të famshëm “Këtu për të Krijuar”, Adidas ka bashkuar disa prej yjeve më të njohur të nënshkruar prej tyre, për të diskutuar se si do ta bëjnë botën të ecë përpara.

Football legend Lionel Messi headed the table as stars of world sport discussed ideas

Video një minuta e gjatë në fillim u postua nga Adidas në mediat sociale, duke përfshirë Twitter dhe Instagram, përpara se të debutonte edhe në faqen zyrtare dhe, më vonë, në televizionet rreth e qark botës.

Ylli i Barcelona-s Lionel Messi, i konsideruar si sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, mund të shihet në tavolinën e madhe i rrethuar nga yje të tjerë.

Manchester United legend David Beckham listened intently as Pogba spoke of his admiration

Bashkë me të janë edhe personazhe si Paul Pogba, Beckham, Chiney Owgumike, Damian Lillard, Lindsey Horan, Aaron Rodgers dhe Carlos Correra. Nëse ju duken emra të panjohur, janë amerikanë që luajnë sporte të ndryshme në Shtetet e Bashkuara nga futbolli, te basketbolli dhe futbolli amerikan.

Nga bota e muzikës është Pharrell Williams, teksa edhe Karlie Kloss dhe Alexander Wang janë pjesë e videos.

Music and fashion superstar Pharrell Williams talks of his vision to inspire the next generation

Më shumë nga Futboll