TECH

Video / Reklama e re e Samsung Galaxy Note 8 tallet me fansat e iPhone X dhe Apple

Samsung është tallur me iPhone X në reklamën e re.

Kripi, i titulluar “Growing Up”, tallet me mangësitë e iPhone në 10 vitet e fundit, si dhe mbështetësit e Apple që vazhdojnë të mbajnë radhë për produktet e fundit.

Reklama e Samsung fillon me premierën e daljes në treg të iPhone në 2007, duke treguar një fans të eksituar që i thotë shokëve, “Gjeje çfarë kam blerë?”

Por gjatë viteve, pronari i iPhone përjeton një zhgënjim të madh me mungesën e përmirësimit, rrezikun e dëmtimeve nëse është në kontakt me ujin, dhe heqjen e vrimës së audios për kufjet e iPhone 7.

Reklama gjithashtu tregon edhe format origjinale të smartfonit, me gjithë cilësitë e tjera.

Në fund, pronari i iPhone e ndërron celularin e tij me një Samsung të ri Galaxy Note 8.

iPhone X ka hyrë  në treg të premten e kaluar, dhe është iPhone më i shtrenjtë i historisë me rreth 1,000 euro.

Më shumë nga TECH