Connect with us

Bundesliga

Video / Robben inatoset me zëvendësimin…shokët e ekipit “shkrihen” së qeshuri

Ylli i Bayern Munich u nervozua së tepërmi në momentin kur Carlo Ancelotti vendosi ta zëvendësojë gjatë fitores 1:0 ndaj Borissia Monchengladbach.  Por shokëve të ekipit u duk qesharak reagimi i holandezit pasi ai u zëvendësia vetëm pesë minuta përpara se të përfundonte ndeshja. Sulmuesi i shpejtë doli i inatosur nga loja duke refuzuar t’i japë dorën trajerit.

Por më e bukura vjen pasi kamera fokusoi Xabi Alonso dhe Rafinha të ulur në stol. Dyshja po shkrihej së qeshuri deri sa Alonso i dha një të goditje në këmbë për ta ngushëlluar. E qeshura u përhap në të gjithë bankinën pasi edhe Jerome Boateng dhe Franck Ribery, të ulur në krahun tjetër me Robben, nuk mund ta mbanin të qeshurën. Ribery kap Boateng dhe shpërthen në të qeshura teksa Robben nuk kishte ndërmend ta merrte me humor situatën.

Më shumë nga Bundesliga