Connect with us

AUTO

Video: “Roborace” tregon sa e vështirë është të krijosh makina garash autonome

Rreth një vit më parë, krijuesi i YotaPhone (kompani celulare) ka bërë një lajmërim interesant: ai po niste një seri të re garash ku do të shfaqeshin vetëm makina garash që drejtonin veten. Ky spektakël, i quajtur Roborace, do të ishte një shfaqje hapëse për Formulën E, gara e makinave elektrike që ka filluar në 2014-ën. Makinat e mrekullueshme Roborace, që janë zbuluar në fillimin e këtij viti, do të garonin kundër njëra-tjetrës në të njëjtën pistë ku garojnë makina e Formula E. Gjithsesi, në muajt e fundit janë bërë vetëm disa prova për të kuptuar sa realizueshme është një ide e tillë.

Para dy ditësh është shfaqur episodi i parë në atë që do të jetë një dokumentar me disa episode, ku do të shihet edhe puna që zhvillohet mbrapa skenave për realizimin e kësaj gare. Drejtuesit e emisionit nuk kanë dashur të fshehin asgjë duke treguar për vështirësitë që ekzistojnë në krijimin e një makine  garash autonome. Episodi i parë tregon inxhinierët që kanë probleme me baterinë, që i detyroi ata të hiqnin dorë nga shfaqja e parë në publik e Roborace. Kjo video hedh dritë mbi arsyet pse ne do të duhet të presim edhe pak për një shfaqje të vërtetë.

Bashkë me shfaqjen e episodit të parë, Roborace duket se ka pranuar qartë se ka pak mundësi që të realizohet një garë me këto makina në sezonin e tretë të Formula E. Organizatorët synojnë të bëjnë demonstrime me makinat e provës (të njohura si “DevBot”) në mënyrë që njerëzit të familjarizohen me serinë. Duket se, ashtu siç po ndodh me makina autonome që përfliten shumë nga kompanitë e mëdha motorike, ata që duan të shohin një garë të Roborace do të duhet të kenë durim.

Më shumë nga AUTO