Premier League

Video / Sanchez injoron Wenger në stërvitje?

Mos ishte ky momenti që Alexis Sanchez injoron trajnerin e tij të Arsenal në prag të stërvitjes?

Sulmuesi kilian, e ardhmja e së cilit te Topçinjtë mbetet në dyshim, duket se ka anashkaluar një takim me shefin e tij në prag të seancës stërvitore të së mërkurës.

Arsene Wenger points the way to Alexis Sanchez during Arsenal training on Wednesday

Wenger, i cili po bënte ritualin e përditshëm e takimit me lojtarët që shoqërohet me një dhënie dore, është përshëndetur nga Minreal dhe Ozil, por një video e shkurtër tregon se Sanchez kaloi pa e përshëndetur.

Arsenal do të ndeshet me Yllin e Kuq të Beogradit në Europa League të enjten, dhe stërvitja e fundit është regjistruar nga kamerat.

Wenger cuts a disconsolate figure as the rain falls on London Colney

Aty duket qartë se Sanchez është duke iu bashkuar shokëve të ekipit aty ku ndodhet edhe Wenger por kiliani iu shmang në krahasim me dy shokët e tjerë të cilët po e shoqëronin.

Por mund të jetë e mundur që të dy të jenë takuar më përpara se të fillonin xhirimet e kamerave. Megjithatë, me të ardhmen e Sanchez të paqartë, dhe kontratën që i skadon në verën tjetër, momente të tilla gjithmonë provokojnë spekulime.

Sanchez holds off the challenge of Mathieu Debuchy during the training session

Më shumë nga Premier League