Connect with us

Kombat

Video shokuese / Banda kriminale vret kampionin rus të mundjes së lirë

Atleti rus i mundjes së lirë, 20-vjeçari Yuri Vlasko, njëkohësisht dy herë kampion i Europës, është vrarë më datë 29-korrik në rrethana tragjike ndërkohë që ndodhej me pushime në Republikën e Buriazia. Një humbje tragjike, nga një krim makabër, për zgjidhjen e të cilit, ditët e fundit është zbuluar edhe një video.

(Getty Images)

 

Pikërisht nga xhirimet e regjistruara dhe të publikuara së fundmi shfaqet 20-vjeçari Vlasko i rrethuar nga një bandë kriminelësh ndërkohë që qëndronte në bregun e liqenit Bajkal, bashkë me një mikun e tij që mbeti i plagosur gjatë luftës me disa bandidtë të vendit. Policia ruse ka arrestuar tashmë njërin prej kriminelëve të përfshirë në vrasjen e kampionit rus dhe është në kërkim të komponentëve të tjerë të bandës kriminale.

Më shumë nga Kombat