Futboll

Video / Skandali në miqësore, ylli kolumbian bën gjest racist ndaj koreanit

Ylli kolumbian Edwin Cardona mund të dënohet nga Fifa pas gjestit racist gjatë humbjes së kombëtares së tij ndaj Koresë së Jugut.

Gjatë fitores 2-1 për mikpritësit – me yllin e Tottenham Son Heung-min që shënoi dy gola – Cardona nuk ruajti dot qetësinë.

 

Teksa lojtarët e të dyja skuadrave po konfrontoheshin pas një incidenti, kolumbiani kapet duke bërë gjestin e shtrembërimit të syve, një gjest ofendues ndaj aziatikëve.

 Edwin Cardona could now face Fifa punishment for the 'racist' stunt

Teksa Cardona tani mund të dënohet nga trupi qeverisës i futbollit, me trajnerin e Kolumbisë Jose Pekerman që refuzoi të komentonte mbi incidentin.

“Nuk e kam parë. Është një ndeshje fizike. Gjërat ndodhin gjatë sfidave të tilla. Nuk mund të komentojë pasi nuk kam parë gjë.”

 Son Heung-min scored twice as South Korea beat Colombia 2-1

Më shumë nga Futboll