Ligue 1

Video: Trajneri i del në mbrojtje, Neymar fillon të qajë gjatë konferencës për shtyp

Ylli i Paris Saint-Germain i është kundërpërgjigjur gazetarëve në një konferencë shtypi emocionale, duke përgënjeshtruar zërat që flasin se është i pakënaqur te PSG dhe se dëshiron të kthehet te Barcelona. “Jam shumë mirë dhe shumë i motivuar për të fituar me PSG-në. Dua të jap gjithçka në fushë për skuadrën. I vetmi problem janë shpifjet e gazetarëve. Asgjë nga ato që shkruajnë nuk është e vërtetë. Thonë se kam mosmarrëveshje me Cavani-n apo me trajnerin. Është e kundërta. Unë shkova atje t’i ndihmoj”, ka thënë braziliani, i cili është mallëngjyer në momentin kur trajneri i Brazilit, Tite, e ka mbrojtur ndaj kritikave të shumta që i janë bërë nga shtypi.

Më shumë nga Ligue 1